Bedri Hamza dhe Lumir Abdixhiku arkitektët e fitores së Albin Kurtit
Shkruan: Astrit Gashi
Kjo fitore e Albin Kurtit nuk është produkt i ndonjë epërsie të tij politike, as rezultat i një pune transformuese në qeverisje. Ajo është, para së gjithash, pasojë logjike e një opozite të vdekur klinikisht, të udhëhequr nga liderë të konsumuar, të pafrymë dhe thellësisht irritues për çdo votues racional.
Kjo nuk ishte votë entuziazmi.
Ishte votë proteste.
Protestë kundër një lidershipi të dobët, pa vizion, pa guxim dhe pa kapacitet të qeverisë një lagje e lere me një parti!.
Bojkoti vendor, mungesa e mobilizimit real në terren dhe vota masive e mërgatës më shumë e motivuar nga zhgënjimi sesa nga bindja ideologjike e shtynë peshoren në favor të pushtetit aktual. Jo sepse pushteti ishte bindës, por sepse alternativa ishte me servil partiak.
Edhe kësaj radhe, fushatën më efektive për Albin Kurtin nuk e bëri vetë ai.
E ndërtuan papagajt mediatikë nëpër studio televizive, mercenarë të paguar që, duke simuluar një opozitarizëm pa vlerë, pa ide dhe pa reformë, ia hapën varrin opozitës së vërtetë një opozitë që, në fakt, se meritoi as ketë votë
Siç e kam thënë në të gjitha analizat e mia së vota e sovranit është plumbi i demokracisë jo për të vrarë demokracinë, por për të vrarë politikisht ata që e tradhtojnë idealin e secilit votues.
Ky ishte një akt ndëshkimi, jo një akt besimi.
Tashmë koha është e dhënë nga sovrani katër vjet për reformë ose për zhdukje politike.
Ai që nuk e lexon drejt kritikën e thyen kokën ky është ligj i pashkruar i demokracisë!


