Rezultatet finale në Drenas: PDK mbi 17 mijë vota
Komuna e Drenasit ka përfunduar plotësisht numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
Sipas rezultateve zyrtare të publikuara në ora 22:24, janë numëruar të gjitha 73 nga 73 vendvotimet, ndërsa në total janë përpunuar 25,876 vota, që përbën 45.66% të votuesve me të drejtë vote.
Rezultatet finale të komunës janë si në vijim:
PDK – 70.30% (17,593 vota)
Lëvizja Vetëvendosje! – 22.12% (5,537 vota)
Nisma Socialdemokrate – 2.64% (660 vota)
LDK – 2.51% (628 vota)
PDK del bindshëm fituese në Drenas, duke ruajtur epërsinë gjatë gjithë procesit të numërimit, ndërsa Vetëvendosje mban vendin e dytë me diferencë të konsiderueshme.
DrenicaOnline do të vazhdojë raportimin edhe për rezultatet në komunat tjera të vendit.

