Rezultatet e deritanishme të votimit në Komunën e Drenasit

Komuna e Drenasit deri në ora 20:19 ka numëruar 4,139 vota nga gjithsej 56,671 votues, që përbën 7.30% të pjesëmarrjes. Deri më tani janë përpunuar 13 nga 73 vendvotime, respektivisht 17.81% e kutive të votimit.

Nga rezultatet preliminare të deritashme, prin bindshëm Partia Demokratike e Kosovës – PDK me 72.24% të votave, që përkthehet në 2,896 vota.

Në vendin e dytë renditet Lëvizja Vetëvendosje! me 19.86% ose 796 vota.

Ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës – LDK ka 3.09% me 124 vota, dhe Nisma Socialdemokrate – Nisma ka 1.95% me 78 vota.

Procesi i numërimit po vazhdon, ndërsa pritet që rezultatet të ndryshojnë me hapjen e më shumë vendvotimeve.

DrenicaOnline do të raportojë në kohë reale për çdo zhvillim të ri.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë