Rezultatet e deritanishme për Komunën e Skenderajt – PDK me epërsi të madhe

Në Komunën e Skenderajt deri në ora 20:24 janë numëruar 3,900 vota nga gjithsej 52,964 votues, që i bie 7.36% pjesëmarrje të përpunuar. Deri tani janë përpunuar 15 nga 72 vendvotime, përkatësisht 20.83% e kutive.

Sipas rezultateve momentale, Partia Demokratike e Kosovës – PDK prin bindshëm me 77.02%, që përkthehet në 2,866 vota.

Në vend të dytë renditet Lëvizja Vetëvendosje! me 16.55%, apo 616 vota.

Ndërsa LDK ka 1.80% (67 vota) dhe Srpska Lista 1.69% (63 vota).

Numërimi po vazhdon, dhe priten ndryshime varësisht me hapjen e më shumë vendvotimeve.

DrenicaOnline do të raportojë në kohë reale për çdo përditësim.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë