Pjesëmarrje e ulët/ Deri në orën 09:00 në Drenas kanë votuar 1,365 qytetarë, apo 2.41%

Procesi zgjedhor për Zgjedhjet e Parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2025 ka nisur në Drenas me një dalje të ulët të votuesve në orët e para të mëngjesit, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas të dhënave të para nga KQZ, deri në orën 09:00 kanë votuar 1,365 qytetarë, nga gjithsej 56,671 votues në listë, që i bie një pjesëmarrje prej 2.41%.

Në këtë komunë janë 73 vendvotime, të gjitha të hapura dhe të procesura 100%.

Pjesëmarrja pritet të rritet me intensifikimin e daljes së qytetarëve gjatë ditës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë