PDK merr më shumë vota në Drenas se në Skenderaj
Procesi i numërimit të votave në dy komunat kryesore të Drenicës është përmbyllur. Të dhënat finale tregojnë se PDK ka marrë më shumë vota numerike në Drenas sesa në Skenderaj, ndonëse përqindja në Skenderaj ka rezultuar më e lartë.
Në Drenas (Gllogoc) janë numëruar 73/73 vendvotime, ku PDK ka siguruar:
70.30% | 17,593 vota
VV – 22.12% (5,537)
NISMA – 2.64% (660)
LDK – 2.51% (628)
Në Skenderaj janë numëruar 72/72 vendvotime, me rezultat:
76.41% | 16,434 vota
VV – 16.38% (3,523)
LDK – 2.54% (546)
AAK – 2.12% (456)
Megjithëse Skenderaj ka përqindje më të lartë për PDK-në, Drenasi del komuna ku PDK ka marrë numrin më të madh të votave në nivel Drenice me mbi 17 mijë vota, duke tejkaluar Skenderajn me rreth 1,159 vota më shumë.
DrenicaOnline do të përcjellë më tej rezultatet në nivel vendi dhe analizat paszgjedhore.

