Në Skenderaj deri në orën 11:00 kanë votuar 4,066 qytetarë – pjesëmarrja 7.68%

Procesi zgjedhor në komunën e Skenderajt po vazhdon pa ndërprerje, ndërsa dalje e qytetarëve në votime ka shënuar rritje në orët e paradites, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas të dhënave të KQZ-së, deri në orën 11:00 kanë votuar 4,066 qytetarë nga gjithsej 52,964 votues në listë, që i bie një pjesëmarrje prej 7.68%.

Nga 72 vendvotime gjithsej, 70 janë të procesuara deri më tani (97.22%).

Pritet që frekuenca e votimit të rritet gjatë orëve në vazhdim./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë