Drenasi me pjesëmarrje më të lartë në votime se Skenderaji

Komuna e Drenasit po prin lehtë ndaj Skenderajt për nga pjesëmarrja në votime në orët e pasdites.

Sipas të dhënave zyrtare të KQZ-së, deri në orën 15:00 në Drenas kanë votuar 16,255 qytetarë, që përbën 28.68% të votuesve në listë.

Ndërkohë, në Skenderaj kanë votuar 15,280 qytetarë, me pjesëmarrje 28.85%, por numerikisht Drenasi ka më shumë votues që kanë dalë në votim deri në këtë periudhë kohore, me 975 votues më shumë.

Të dy komunat kanë procesuar plotësisht vendvotimet:
Drenas: 73/73 vendvotime (100%)
Skenderaj: 72/72 vendvotime (100%)

Procesi i votimit po vazhdon, dhe pritet rritje e pjesëmarrjes në orët e mbetura deri në mbyllje të votimit.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë