Drenasi drejt finalizimit të numërimit, PDK e para e VV e dyta

Procesi i numërimit të votave në Komunën e Drenasit po i afrohet përmbylljes.

Sipas të dhënave të fundit të publikuara në ora 21:19, janë numëruar 21,462 vota nga gjithsej 56,671, që përbën 37.87% të pjesëmarrjes së përgjithshme.

Deri tani janë përpunuar 61 nga 73 vendvotime, ose 83.56% e kutive të votimit.

Rezultatet aktuale për partitë janë si vijon:
PDK – 69.68% (14,450 vota)
Lëvizja Vetëvendosje! – 22.69% (4,706 vota)
Nisma Socialdemokrate – 2.76% (573 vota)
LDK – 2.69% (558 vota)

Drenasi edhe në këtë fazë të numërimit rezulton dominuar nga Partia Demokratike e Kosovës, ndërsa Vetëvendosje mban vendin e dytë.

Me vetëm edhe 12 vendvotime të panumëruara, pritet që rezultati final të bëhet publik së shpejti.

DrenicaOnline do t’ju mbajë të informuar me përditësimet më të reja në kohë reale.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë