Vjedhje në Sankoc të Drenasit, turistëve u merren pasaportat dhe stolitë e arit

Një rast vjedhjeje është raportuar mbrëmjen e së enjtes në fshatin Sankoc të Drenasit, transmeton portali DrenicaOnline.

Sipas policisë, pesë persona, katër meshkuj shtetas të Malit të Zi dhe një femër shtetase e Serbisë, kanë njoftuar se derisa kishin qenë afër automjetit të tyre, persona të panjohur u kanë vjedhur pesë pasaporta me viza austriake.

Po ashtu, nga vetura është marrë edhe një çantë krahu në të cilën, sipas ankuesve, gjendeshin stoli ari dhe para të gatshme.

Policia ka njoftuar se rasti është hapur dhe po hetohet për identifikimin e të dyshuarve./DrenicaOnline/

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë