Publikoi video duke shtënë me armë në Komoran, policia i konfiskon pistoletën
Në Komoran të Drenasit, policia ka ndërmarrë veprime ndaj një personi pasi në rrjete sociale ishin publikuar video-incizime ku shihej duke shtënë me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, transmeton portali DrenicaOnline.
Sipas raportit policor, më 26 dhjetor 2025 është intervistuar i dyshuari, mashkull kosovar dhe gjatë kontrollit në shtëpinë e tij është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gaz.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rasti po trajtohet më tej nga organet kompetente./DrenicaOnline/

