Me flamur kombëtar varroset Jahja Mustafa, babai i Calit

Sot u dha lamtumira e fundit për Jahja Mustafën, babain e Salih Mustafës, i dënuar nga Gjykata Speciale me 15 vjet burgim.

I ndjeri u varros në një ceremoni ku mori pjesë një numër i madh qytetarësh në fshatin Rimanishtë të Prishtinës.

Jahja Mustafa ndërroi jetë dje, pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.

Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale janë deklaruar po ashtu për Klankosova.tv rreth asaj se a do t’i lejohet Calit, që të marrë pjesë në ceremoninë mortore të babait të tij.

Në një përgjigje për Klankosova.tv nga Specialja u tha se Mustafa kërkesën e ka dorëzuar, të hënën më 22 dhjetor.

“Gjyqtari mori në shqyrtim kërkesën të hënën, më 22 dhjetor. Po atë ditë, u lëshua një vendim që kërkonte informacione të mëtejshme, i cili u dha të martën, më 23 dhjetor. Në kohën kur babai i z. Mustafa ndërroi jetë, ende duheshin paraqitur parashtresa të mëtejshme te gjyqtari i vetëm”, thuhet në përgjigje.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë