Mbështetje e madhe për Albulena Saliukun, Sokol Gashani i del në krah
Biznismeni i njohur Sokol Gashani ka shprehur mbështetje të fuqishme për kandidaten e PDK-së për deputete, Albulena Saliuku, e cila garon me numrin 71.
Takimi mes tyre është vlerësuar si i veçantë, për faktin se Gashani ka qenë personi tek i cili Saliuku ka nisur hapat e parë profesionalë pas diplomimit.
Ajo e ka cilësuar Gashanin si figurë me vizion, integritet dhe përkushtim ndaj zhvillimit ekonomik të vendit, ndërsa falënderoi edhe shoqet Marigonën dhe Shqipdonën për mbështetjen dhe rolin e tyre në bizneset që drejtojnë.
Saliuku u shpreh se besimi dhe bashkëpunimi me bizneset vendore janë thelbësore për zhvillimin e Kosovës, duke theksuar se vetëm me njerëz të përgjegjshëm dhe profesionalë vendi mund të ecë përpara.
#PDK130 #BedriHamza1 #AlbulenaSaliuku71




