Limaj për Kurtin: Pas 15 vitesh e rikthej agregatin

Lideri i Nismës, Fatmir Limaj, ka folur edhe për situatën me energji elektrike në Kosovë. Ai tha se është rikthyer situata e para 15 viteve.

“Ju e mban mend 2007, krejt Kosova ka qenë zhurmë e ke pas pamundur rrugën me kalu prej gjeneratoreve, ne kemi ardhur me premtimin 24 orë rrymë dhe e kemi mbajtur. Kur u ardh ky (Kurti) në pushtet, ka ardhur me premtimin se ka me ulur #mimin e rrymës, më së shumti ne paguajmë rrymë në rajon, përveç kësaj, pas 15 viteve ta ka kthyer përsëri agregatin në rrugët e Kosovës, në Prizren, Suharekë me javë të tëra pa rrymë”, tha ai në emisionin “Click” në RTV21, duke shtuar se as mërgimtarët nuk po arrijnë t’i kalojnë pushimet si duhet për shkak të mungesës së rrymës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë