Gucati: Cali nuk e lejua as t’ia qes një grusht dhe mbi varr

Edhe me rastin e Salih Mustafa “Cali”, Gjykata Speciale pa mëshirshëm vendosi që përvecse mos ta lejojë ta vizitojë e ta shoh babain e tij sa ishte gjallë, kjo Gjykatë nuk i dha lejën atij të paktën të jetë në ceremoninë e varrimit, raporton Ekonomia Online.

Se si ndihet “Cali”, thotë ta ketë përjetuar edhe vet kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati i cili mori edhe pjesë në varrimin e Jahja Mustafës, e nga ku ka ripërsëritur se Gjykata Speciale është raciste, por ka hedhur kritika edhe ndaj Qeverisë së Kosovës që siç thotë ai nuk bëri asgjë, nuk dërgoi as edhe një letër në Parburgimin e Speciale e as Gjykatës që ta lejojnë në vizitë humanitare atë.

Mbi gjithë këtë dhimbje, Gucati thotë se Cali do ta gjejë kurajon dhe forcën ashtu siç kishte qenë i fortë në luftë.

“Ne me kohë kemi treguar se kjo Gjykatë është një Gjykatë shumë fashiste dhe raciste për ne si shqiptarë dhe besoj edhe për veteranët e UÇK-së dhe këtë e kam përjetuar në shpirtin tim dhe në trupin tim. Unë, presidenti, baci Jakup, Haxhi Shala, Nasim Haradinaj dhe së fundmi Salih Mustafa Cali i cili përjetoi, por unë e di që Cali mes dhimbjes do ta gjejë edhe forcën. E dimë që kjo Gjykatë është shumë e dëmshme për vendin. Po e shihni edhe këtu se kjo Gjykatë ishte dashur ta lironte Calin dhe të vijë në vizitë humanitare para pesë ose gjashtë ditësh, kur ne dhe mbrojtja e Calit i kemi bërë kërkesë që ta lirojë Calin të vijë, të paktën ta vizitojë babain sa ishte në spital dhe ta shohë sa ishte gjallë. Ajo ndodhi e kundërta. Dhe sot nuk e liruan, të paktën për varrim. Cali është i dënuar dhe ka një verdikt 15 vite burgim, padrejtësisht i dënuar me dëshmitar të rrejshëm dhe të falsifikuar dhe dosje të rrejshme. Çfarë të them tjetër. Cali gjen kurajo dhe forcën. E di që gjen forcën sepse edhe në luftë ka qenë i fortë dhe në burgun e ish-Jugosllavisë 93-97, por edhe tash do të jetë i fortë si gjithmonë. Njerëzit që i ka brenda Cali, Presidenti dhe të tjerë do t’i japin Calit forcë dhe kurajo. Unë ngushëlloj Calin dhe familjen tjetër”, tha Gucati.
Gucati është treguar i ashpër dhe me Qeverinë.

“Shteti i Kosovës, Qeveria në detyrë, Ministria në detyrë e Drejtësisë, ishte dashur dje të dërgojë një letër në Qendrën e Paraburgimit se Cali ka verdikt, dhe Qendra e Paraburgimit dhe Gjykata ka të drejtë Calin ta lejojë atë dhe të jetë në varrim. Por ne po shohim këtu Qeveri në detyrë, çfarë është dhe çfarë ka qenë, dhe prej kësaj qeverie nuk presim asgjë dhe nuk kemi pritur deri më sot asgjë. Kjo qeveri është për turpin e shqiptarëve. Dhashtë Zoti të mos vijë më në pushtet. Do të duhej të interesohej për qytetarët e saj, jo për luftëtarët, por ata janë qytetarë të këtij vendi. Qeveria ishte dashur dje ta dërgojë letrën për ta sjellë Calin në varrim, të paktën t’i thotë babës lamtumirën e fundit dhe dy grushta dhe t’ia qesë”, deklaroi ai.
LAJMI NË PËRDITËSIM…

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë