Bekim Haxhiu në ceremoninë e varrimit të babait të Calit: “Dhimbja bëhet më e madhe nga padrejtësia”
Bekim Haxhiu- Kamishi, kandidat për deputet nga PDK pas varrimit të babait të Calit, ka shprehur ngushëllime dhe njëkohësisht ka theksuar dhimbjen e mungesës së tij në këtë ditë të rëndë për familjen, si pasojë e procesit në Gjykatën Speciale.
“Sot iu dha lamtumira e fundit babait të Calit. Dhimbja për ndarjen e tij nga jeta bëhet edhe më e rëndë nga padrejtësia që po i bëhet Calit nga Gjykata Speciale. Në këto momente zie, mungesa e Calit në varrimin e babait të tij e thellon edhe më shumë dhimbjen”, ka shkruar Haxhiu, duke përcjellë ngushëllime për familjarët, bashkëluftëtarët dhe miqtë.
Ai ka theksuar se mbështetja për Calin nuk do të mungojë dhe se sakrifica e tij dhe familjes do të mbetet e nderuar.




