Altin Krasniqi synon mandatin e dytë: Zëri i rinisë në Kuvend me numrin 20

Altin (Jakup) Krasniqi, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës me numrin 20, po rikërkon besimin e qytetarëve për një mandat të dytë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Ai vlerësohet si një i ri profesionist dhe i përgatitur, i cili sipas mbështetësve të tij meriton të jetë zëri i rinisë në legjislaturën e ardhshme.

Në zgjedhjet e fundit, Krasniqi ishte ndër më të votuarit në listën e PDK-së, ndërsa këtë herë synon të vazhdojë angazhimin e tij në proceset legjislative dhe të dëshmojë më tej punën e tij.

Ai vjen nga fshati Negroc i Drenicës, ku njihet për angazhim dhe ka mbështetje të gjerë nga bashkëvendasit.

Me numrin 20 në listë, Altin Krasniqi kërkon një mandat të ri që, siç thuhet, do t’i japë mundësi të vazhdojë përfaqësimin e interesave të qytetarëve në Kuvendin e Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë