Ramadan Gashi nga OVL e UÇK-së mbështet fuqishëm Valentinën Leku-Gashi – “Numri 98 lidhet me historinë dhe sakrificën, mos ta harrojmë!”
Ramadan Gashi, sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidaten e PDK-së për deputete, Valentina Leku-Gashi, e cila garon me numrin 98 në listë.
Ai theksoi se ky numër ka domethënie të veçantë historike që lidhet me periudhën e sakrificës së popullit shqiptar.
Gashi u bëri thirrje qytetarëve që më 28 dhjetor të mbështesin Valentinën Leku-Gashi me votë.
“Në mbështetje të plotë për Valentina Leku Gashi, bashkëshorten e vëllait, me numrin 98. Jo rastësisht numri 98 lidh historinë, të kaluarën dhe sakrificën e popullit tonë. Populli ynë nuk duhet ta harrojë 98-en! I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës të mbështesin me votë numrin 98 Valentina Leku Gashi,” ka deklaruar ai.
#ValentinaLekuGashi98
#PDK130

