Çfarë po ndodhë kështu? Disa fshatëra të Drenasit që 15 orë pa energji elektrike
Prej më shumë se 15 orësh, fshatrat Llapushnik, Arllat, Negroc, Gjergjicë dhe Vuçak të komunës së Drenasit po përballen me mungesë të energjisë elektrike.
Situata konsiderohet e rënduar sidomos për familjet që ngrohen me rrymë, pasi temperaturat në këtë zonë sot janë në vlera nën zero.
Nga KEDS mbrëmë është njoftuar se ka ndodhur një prishje në ‘Daljen Llapushniku’, ndërsa ekipet janë në terren për sanimin e defektit. Megjithatë, energjia elektrike ende nuk është rikthyer deri rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm.
Shumë familje të ardhura nga diaspora për festat e fundvitit po përballen me vështirësi, pasi shumica e shtëpive ngrohen me kaldaja elektrike dhe aktualisht kanë mbetur pa ngrohje.

Kujtojmë se këto lokalitete edhe gjatë vitit kanë raportuar ndërprerje të shpeshta të energjisë.

