Besim Hasani takon legjendën e boksit Aziz Salihu, ngre zërin për përkrahjen e sportistëve

Besim Hasani, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, është takuar me legjendën e boksit shqiptar, Aziz Salihu, medalist i Lojërave Olimpike Los Angeles 1984.

Hasani theksoi se shteti u ka borxh sportistëve, duke vlerësuar kontributin e tyre të jashtëzakonshëm në afirmimin e vendit në arenën ndërkombëtare. Sipas tij, sportistët meritojnë më shumë përkrahje institucionale dhe mbështetje nga bizneset, në mënyrë që talenti dhe sakrifica e tyre të shpërblehen siç duhet.

Ai shtoi se dhënia e “hakut” sportistëve është obligim shoqëror dhe shtetëror, si dhe investim i drejtpërdrejtë në imazhin dhe të ardhmen e Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë