Arrestohet një person i dyshuar në Llapushnik të Drenasit, sekuestrohen tri armë zjarri
Sot rreth orës 07:00, në fshatin Llapushnik të Drenasit, është arrestuar një person i dyshuar për Asgjësim apo dëmtim të pasurisë dhe armëmbajtje pa leje.
Pjesë e aksionit policor ka qenë edhe kontrolli i shtëpisë së personit të dyshuar, ku janë gjetë dhe sekuestruar tri armë zjarri.
Personi i arresuar Z.Th (mashkull) 73 vjeç i cili dyshohet të ketë dëmtuar orendi në tri shtëpi, është duke u intervistuar, ndërkohë që hetuesit policorë në koordinim me Prokurorin e shtetit po vazhdojnë veprimet e nevojshme procedurale.

