Xhevahir Geci: Nga Leqina në Terrnovë, të bashkuar dhe të bindur për fitoren e PDK-së
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhevahir Geci, ka vazhduar sonte takimet elektorale në disa lokalitete, përfshirë Leqinën, Pemishtën, Çitakun, Syriganën dhe Terrnovën, ku është pritur me mbështetje dhe entuziazëm nga qytetarët.
Geci ka theksuar se në çdo takim është ndjerë bindja për fitoren e PDK-së, duke nënvizuar unitetin dhe energjinë pozitive të mbështetësve.
Ai ka rikujtuar se kjo garë po zhvillohet me vizion të qartë për zhvillim dhe stabilitet, në kuadër të programit të udhëhequr nga Bedri Hamza.
“Bashkë. Përpara.” ishte mesazhi i Gecit, duke falënderuar qytetarët për mikpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme.
#PDK130
#BedriHamza1
#XhevahirGeci35












