Isak Neziri me mesazh bashkimi dhe fitoreje
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Isak Neziri, ka përcjellë një mesazh të fuqishëm mobilizues nga Malisheva, duke theksuar mbështetjen e qytetarëve për PDK-në dhe për vizionin e saj politik. Neziri u shpreh se kjo fushatë po ecën përpara me energji pozitive dhe me besimin se Malisheva është e gatshme të kontribuojë fuqishëm në fitoren e radhës.
Ai theksoi se PDK po hyn në këtë garë e bashkuar, me kandidatin për kryeministër Bedri Hamza, si dhe duke u mbështetur në vlerat dhe trashëgiminë politike të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit. Sipas Nezirit, këto vlera përfaqësojnë përvojë, përgjegjësi shtetërore dhe angazhim për zhvillim.
“Me PDK-në, me Bedri Hamzën dhe me partinë që i ka dhënë shumë Kosovës, bashkë po ecim përpara drejt fitores”, është shprehur Neziri, duke falënderuar qytetarët e Malishevës për përkrahjen dhe gatishmërinë për ndryshim.
Ai ka theksuar se vetëm përmes unitetit dhe angazhimit të përbashkët mund të ndërtohet një e ardhme më e mirë për vendin, duke ftuar qytetarët që ta mbështesin PDK-në në zgjedhjet e ardhshme.
#PDK130
#IsakNeziri99









