Fadil Demaku: Energji dhe mobilizim i lartë i PDK-së në Fushë Kosovë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Demaku, ka zhvilluar dy takime me strukturat dhe aktivistët e PDK-së në Fushë Kosovë, ku është vlerësuar energjia e lartë, mobilizimi dhe përkushtimi për ndryshim dhe fitore.
Demaku theksoi se angazhimi i strukturave partiake dhe i aktivistëve është dëshmi e qartë se PDK po hyn e bashkuar dhe e motivuar në këtë garë zgjedhore, me vizion të qartë për zhvillimin e vendit.
Ai nënvizoi se programi dhe rruga e PDK-së po ecin përpara nën udhëheqjen e Bedri Hamza.
“Bashkë. Përpara.” ishte mesazhi i Demakut, duke falënderuar të gjithë aktivistët për përkushtimin dhe mbështetjen e vazhdueshme.
#PDK130
#BedriHamza1
#FadilDemaku19










