Esat Shala nis ndërtimin e teatrit muze për dokumentimin e krimeve serbe

Arkivuesi i video-materialeve të luftës, Esat Shala, ka njoftuar se sot kanë nisur punimet për ndërtimin e një teatri muze, i cili do të shërbejë për dokumentimin dhe kujtesën e krimeve serbe gjatë luftës në Kosovë.

Sipas Shalës, punimet po realizohen në mënyrë vullnetare, ndërsa Shendrit Bujupi nga Arllat ka filluar përgatitjen e terrenit, e cila pritet të përfundojë nesër. Pas kësaj, do të vazhdohet me përgatitjen e pllakës, punë që, sipas planit, do të përmbyllet brenda kësaj jave.

“Ky është një angazhim i përbashkët dhe vullnetar për të ruajtur kujtesën historike dhe për të dokumentuar të vërtetën,” ka theksuar Shala, duke ftuar të gjithë ata që dëshirojnë t’i bashkohen kësaj nisme që të kontribuojnë sipas mundësive.

Ai ka shtuar se çdo ndihmë është e mirëpritur dhe se kjo iniciativë synon që përmes një hapësire muzeale të dëshmohet e vërteta historike për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë