Egzona Tërdevci takon aktivistët e VV-së në pikën Dodona në Prishtinë
Kandidatja për deputete nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Egzona Tërdevci, ka zhvilluar sot një takim me aktivistët e pikës Dodona në Prishtinë, ku ka diskutuar për angazhimet e deritanishme dhe mobilizimin për fitoren e zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Gjatë takimit, Tërdevci ka vlerësuar punët e realizuara nga qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe aktivizimit të strukturave partiake në prag të zgjedhjeve.
Ajo ka falënderuar Betim Sopi për organizimin e takimit dhe për mundësinë e diskutimit të hapur me aktivistët, duke nënvizuar se angazhimi i tyre është kyç për arritjen e rezultateve pozitive.
#LëvizjaVetëvendosje116
#AlbinKurti1
#EgzonaTërdevci59

