Albulena Saliuku merr mbështetje të fuqishme në Korroticë dhe Zabel të Ulët
Kandidatja për deputete nga PDK, Albulena Saliuku, ka zhvilluar takime me banorët e Korroticës së Epërme, Korroticës së Ulët dhe Zabelit të Ulët, ku ka theksuar mbështetjen e fuqishme për Partinë Demokratike të Kosovës dhe vizionin e saj politik.
Ajo u shpreh se bashkë me qytetarët e këtyre zonave po ecin përpara me besim drejt fitores së PDK-së, duke theksuar se Bedri Hamza është zgjedhja e duhur për Kryeministër të Kosovës.
Sipas Saliukut, mbështetja e qytetarëve përbën forcën më të madhe të PDK-së dhe themelin e çdo suksesi të përbashkët në rrugëtimin drejt zhvillimit dhe stabilitetit të vendit.
“Bashkë. Përpara.”
#PDK130
#BedriHamza1
#AlbulenaSaliuku71





