“VV po rritet edhe në Drenicë”/ Egzona Tërdevci: Programi ynë garanton investime të reja për Drenasin
Kandidatja për deputete nga Lëvizja VETËVENDOSJE!, Egzona Tërdevci, bashkë me kryeministrin Albin Kurti dhe kandidatët për deputetë, kanë shpalosur sot në Drenas programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
Ajo theksoi se, përveç qeverisjes së mirë në nivel vendi, Qeveria Kurti 3 do të vazhdojë me investime konkrete edhe në Drenas. Sipas saj, projekte të rëndësishme si Parku i Biznesit 2, stadiumi i qytetit, ndërtimi i poliklinikës specialistike, si dhe ndërtimi i dy çerdheve të reja, janë zotime të drejtpërdrejta për qytetarët e Drenasit.
“Për siguri dhe begati”, ishte mesazhi i përcjellë gjatë takimit.
Lëvizja VETËVENDOSJE! 116
Albin Kurti 1
Egzona Tërdevci 59















