Takime me qytetarë dhe biznese, Bashkim Gllareva prezanton vizionin e tij
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bashkim Gllareva, ka zhvilluar mbrëmë dy takime të rëndësishme me qytetarë dhe përfaqësues të bizneseve, në kuadër të fushatës elektorale.
Në Nekoc, bashkë me kandidatin Rashit Qalaj, Gllareva u takua me qytetarë të angazhuar për të ardhmen e vendit, të cilët shprehën mbështetje dhe besim për kandidaturën e tij.
Ai theksoi se do t’i përfaqësojë denjësisht interesat e tyre në Kuvend.
Takimi i dytë u mbajt në ‘Menari Group’, ku diskutimet u përqendruan në zhvillimin ekonomik dhe mbështetjen e bizneseve vendore, si shtyllë kyçe për rritjen dhe punësimin.
Gllareva theksoi se angazhimi i tij do të jetë i orientuar drejt forcimit të ekonomisë dhe përfaqësimit të fuqishëm të qytetarëve, në përputhje me vizionin e PDK-së dhe programin e Bedri Hamza.
#PDK130
#BedriHamza1
#BashkimGllareva59


