Ganimete Musliu viziton kompaninë Flexograf në Gjilan

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu, ka vizituar sot kompaninë Flexograf në Gjilan, ku u njoh nga afër me punën dhe zhvillimin e kësaj ndërmarrjeje vendore.

Musliu u shpreh e befasuar pozitivisht nga energjia, serioziteti dhe përkushtimi që gjeti në këtë kompani, e cila është hapur në vitin 2021 dhe sot punëson rreth 90 punëtorë. Ajo theksoi se ky është dëshmi e qartë se me vullnet të mirë dhe punë të ndershme arrihen rezultate mbresëlënëse.

Sipas saj, nën drejtimin e Samet Mustafa, Flexograf është shndërruar në shembull të besimit në fuqinë e njerëzve tanë dhe në një Kosovë që është ëndërruar nga breza të tërë.

“Biznese të tilla janë forca e ekonomisë sonë”, theksoi Musliu.

#PDK130
#BedriHamza1
#GanimeteMusliu12

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë