Bashkim Gllareva takon banorët e Poklekut të Ri, Poklekut të Vjetër dhe Vasilevës

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bashkim Gllareva, ka zhvilluar sonte një takim me banorët e Poklekut të Ri, Poklekut të Vjetër dhe Vasilevës, i cili u mbajt në shkollën që mban emrin e Fazli Greiçevcit.

Gllareva theksoi se ky emër përfaqëson sakrificë, qëndresë dhe përgjegjësi, duke nënvizuar se të flasësh për të ardhmen në një vend që bart një simbolikë të tillë është obligim moral dhe jo thjesht angazhim politik.

Takimi u karakterizua nga bashkëbisedim i hapur me qytetarët dhe përkushtim për një të ardhme më të mirë, në frymën e vlerave që përfaqëson Partia Demokratike e Kosovës.

#PDK130
#BedriHamza1
#BashkimGllareva59

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë