Bashkim Gllareva përmbyll ditën në Lagjen Franca të Terstenik

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bashkim Gllareva, ka përmbyllur ditën me një takim në Lagjen Franca në Terstenik, mes një përkrahjeje të madhe dhe të sinqertë nga qytetarët.

Gllareva u shpreh se mbështetja e dhënë për të si kandidat i pëlqyer është motiv shtesë për angazhim të palëkundur, duke theksuar se me qytetarët në krah do të luftojë fort, pa kompromis, që zëri i tyre dhe i çdo qytetari të dëgjohet aty ku merren vendimet.

Bashkë. Përpara.

#PDK130
#BedriHamza1
#BashkimGllareva59

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë