Albulena Saliuku takon gratë në Mitrovicë: Bashkë mund ta sjellim ndryshimin

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Albulena Saliuku, ka zhvilluar një takim me gratë në Mitrovicë, ku u diskutua për rolin e tyre të rëndësishëm në familje dhe shoqëri.

Gjatë këtij takimi, Saliuku theksoi se gratë e Mitrovicës janë shembull i përkushtimit, forcës dhe guximit, duke qenë shtyllë e familjes dhe e shoqërisë sonë. Ajo u shpreh se bisedat e sinqerta, mbështetja e madhe dhe besimi i ndërsjellë janë dëshmi se bashkë mund të realizohet ndryshimi që Kosova meriton.

Takimi u karakterizua nga fryma e bashkimit dhe vizioni për të ardhmen, me theks të veçantë në mbështetjen për PDK-në dhe Bedri Hamzën si Kryeministër.

Bashkë. Përpara.

#PDK130
#BedriHamza1
#AlbulenaSaliuku71

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë