Xhavit Haliti: Vlerat e luftës janë themeli i shtetit të Kosovës

Xhavit Haliti, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka zhvilluar sot një takim simbolik dhe me ngarkesë të veçantë emocionale, duke u shoqëruar me Azem Sylen (Dajën), Ramiz Lladrovcin dhe Nait Hasanin – emra që mishërojnë idealet e UÇK-së, lirinë dhe atdhedashurinë.

Në këtë bashkëbisedim u theksua rëndësia e ruajtjes së vlerave të luftës çlirimtare, nderimit të dëshmorëve dhe përgjegjësisë për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për brezat e rinj. Haliti theksoi se këto vlera janë themeli mbi të cilin duhet të ecë Kosova, me unitet dhe përkushtim.

Takimi u zhvillua në kuadër të fushatës zgjedhore të PDK-së, në mbështetje të vizionit dhe programit të kandidatit për kryeministër Bedri Hamza, me mesazhin e qartë se vetëm duke u mbështetur në sakrificën dhe idealet e lirisë mund të ndërtohet një e ardhme e qëndrueshme për vendin.

#PDK130 #BedriHamza1 #XhavitHaliti14

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë