Valentina Leku-Gashi falënderon Terstenikun, Polluzhen, Verbocin dhe Shtuticën për mbështetjen
Valentina Leku- Gashi, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, ka vazhduar takimet elektorale me qytetarët e Terstenik, Polluzh, Verboc dhe Shtuticë, duke i falënderuar për mbështetjen, energjinë dhe besimin e treguar.
Leku-Gashi theksoi se me njerëz të tillë rruga përpara është më e sigurt, duke nënvizuar rëndësinë e bashkimit dhe angazhimit të përbashkët për fitoren e PDK-së dhe realizimin e vizionit të kandidatit për kryeministër Bedri Hamza.
#BashkëPërpara
#PDK130
#BedriHamza1
#ValentinaLekuGashi15






