Ora po ecën: Pa pagesën e mbetur, 14’vjeçarja nga Drenica rrezikon të humbasë trajtimin jetik

14-vjeçarja nga fshati Vajnik i Skenderajt, Eljonisa Krasniqi, po përballet me betejën më të rëndë të jetës së saj – leukeminë akute mieloide (AML), shkruan rajoni.org.

Eljonisa aktualisht është duke u trajtuar me terapi në Gjermani, por familja po përballet me vështirësi të mëdha financiare. Sipas apelit të familjarëve, shpenzimet për trajtimin janë shumë të larta dhe ekziston rreziku që vajza të nxirret nga spitali nëse nuk sigurohen edhe 37 mijë euro të tjera për vazhdimin e mjekimit.

Familja u bën thirrje të gjithë qytetarëve që kanë mundësi të ndihmojnë, që të kontribuojnë dhe ta shpërndajnë apelin, në mënyrë që Eljonisa të vazhdojë trajtimin dhe të ketë shpresë për shërim.

Kontakti i familjes: 044-588-456

Linku: Kliko Ketu

https://www.gofundme.com/f/hilf-eljonisa-im-kampf-gegen-leukamie?attribution_id=sl:ac82669b-3468-47a8-b3c1-22ac58696f1c&lang=en_US&ts=1766340926&utm_campaign=fp_sharesheet&utm_medium=customer&utm_source=messenger

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë