Mbështetje e fuqishme për PDK-në në Dobroshec, Çikatovë të Vjetër dhe Godanc

Ferat Shala, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka zhvilluar një takim me strukturat dhe mbështetësit e PDK-së në Dobroshec, së bashku me qytetarë nga Çikatova e Vjetër dhe Godanci.

Gjatë këtij takimi, Shala theksoi se bashkimi rreth një vizioni të përbashkët dhe një qëllimi të qartë është thelbësor për ndërtimin e Kosovës si një shtet të fortë, demokratik dhe zhvillimor, një vend me të cilin të gjithë qytetarët ndihen krenarë.

Ai nënvizoi se vetëm përmes unitetit, përgjegjësisë dhe angazhimit të përbashkët mund të arrihen objektivat për zhvillim dhe mirëqenie për të gjithë.

Takimi u karakterizua me mobilizim dhe mbështetje të fuqishme për Partinë Demokratike të Kosovës, me mesazhin e qartë për vazhdimin e rrugës bashkë dhe me vendosmëri përpara drejt realizimit të vizionit për Kosovën.

#PDK130
#FeratShala16

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë