Mbështetje e fuqishme për Fadil Demakun në Dritan, Çikatovë të Vjetër dhe Godanc
Fadil Demaku, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka zhvilluar takime me banorët e fshatrave Dritan, Çikatovë e Vjetër dhe Godanc, duke i falënderuar për mikpritjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme.
Demaku theksoi se përkrahja e qytetarëve është motivim i madh për të vazhduar angazhimin politik, duke nënvizuar rëndësinë e unitetit dhe ecjes së përbashkët përpara drejt fitores së PDK-së dhe realizimit të vizionit për Kosovën, në mbështetje të kandidatit për kryeministër Bedri Hamza.
#PDK130
#BedriHamza1
#FadilDemaku19







