Hajdar Beqa: Gllobari i Drenasit i mobilizuar fuqishëm për fitoren e PDK-së më 28 dhjetor

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Hajdar Beqa, ka zhvilluar sot një takim me mbështetësit e PDK-së në Gllobar të Drenasit, ku kafeja e mëngjesit u shndërrua në një bashkëbisedim të hapur dhe motivues.

Takimi u karakterizua nga entuziazëm i lartë, energji pozitive dhe gatishmëri e plotë për fitoren e madhe në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Beqa theksoi se Gllobari është i mobilizuar si asnjëherë më parë për ta mbështetur Partinë Demokratike të Kosovës dhe vizionin e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza.

Sipas tij, përkrahja e fuqishme nga qytetarët e Drenasit është dëshmi e qartë e besimit në programin e PDK-së dhe në rrugën drejt ndryshimeve pozitive për Kosovën.

#PDK130
#BedriHamza1
#HajdarBeqa28
#Drenas

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë