Gllareva me qytetarët e Drenasit: Bashkë, me kokën lart drejt fitores
Bashkim Gllareva, kandidat për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, ka zhvilluar sonte takime me qytetarët e Çikatovës së Vjetër, Dobroshefci dhe Godanci, ku këto fshatra folën me një zë të vetëm – zë besimi, dinjiteti dhe shprese.
Gllareva theksoi se mbështetja e qytetarëve për të si kandidat me numrin 59 dhe për PDK-në nuk është vetëm politike, por një besëlidhje për të ardhmen dhe një mesazh i qartë se këto fshatra nuk dorëzohen, nuk heshtin dhe nuk e humbin drejtimin.
Ai u shpreh se në sytë e qytetarëve pa forcën e njerëzve që kanë qëndruar gjithmonë drejt, ndërsa në përkrahjen e tyre ndjeu përgjegjësinë e madhe për të mos i zhgënjyer kurrë, duke theksuar se kjo rrugë po ecet bashkë, me kokën lart dhe me vendosmëri drejt fitores, në mbështetje të vizionit të kandidatit për kryeministër Bedri Hamza.
#PDK130
#BedriHamza1
#BashkimGllareva59







