Familja Goçaj në Prizren mirëpret Xhevahir Gecin, takim me mesazh uniteti

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhevahir Geci, ka zhvilluar një takim domethënës me Familjen Goçaj në Prizren, duke vlerësuar mikpritjen dhe respektin e treguar gjatë këtij bashkëbisedimi.

Geci theksoi se vlerat e forta familjare dhe qytetare që e karakterizojnë këtë familje janë shembull i mirë i traditës, respektit dhe përkushtimit që e mbajnë shoqërinë të bashkuar.

Ai nënvizoi rëndësinë e takimeve të tilla, të cilat forcojnë lidhjen mes përfaqësuesve politikë dhe qytetarëve.

Në këtë rrugëtim, Geci ritheksoi mbështetjen për programin e PDK-së dhe vizionin e kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, duke theksuar se vetëm me bashkim dhe besim mund të arrihet fitorja më 28 dhjetor.

Bashkë. Përpara.
#PDK130
#BedriHamza1
#XhevahirGeci35

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë