Fadil Demaku falënderon qytetarët për mbështetjen e fuqishme në Krajkovë
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Fadil Demaku, ka zhvilluar një takim me qytetarët e Krajkovës, ku ka shprehur mirënjohje për mikpritjen e ngrohtë dhe përkrahjen e fuqishme.
Demaku theksoi se besimi dhe uniteti i qytetarëve janë shtylla kryesore për vazhdimin e rrugës përpara, duke nënvizuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për zhvillim dhe stabilitet.
Ai rikonfirmoi mbështetjen për vizionin e PDK-së dhe për kandidatin për kryeministër, Bedri Hamza.
Takimi u shoqërua me mesazhe optimizmi dhe gatishmëri për fitoren e radhës, me theks në bashkëpunim dhe përgjegjësi ndaj qytetarëve.
#PDK130
#BedriHamza1
#FadilDemaku19

