Bekim Haxhiu: Takimi me gratë e Mitrovicës, frymëzim për ndryshim dhe zhvillim
Kandidati për deputet nga PDK, Bekim Haxhiu, ka zhvilluar një takim frymëzues me gratë e Mitrovicës, duke e cilësuar energjinë, përkushtimin dhe vizionin e tyre si forcë shtytëse për ndryshim dhe zhvillim.
Haxhiu theksoi se Partia Demokratike e Kosovës mbetet e vendosur që gratë të jenë në qendër të vendimmarrjes dhe që e ardhmja të ndërtohet bashkë, me besim dhe unitet.
Ai nënvizoi se me Bedri Hamzen do të rriten shtesat për fëmijë dhe do të forcohet mbështetja për gratë, si pjesë e vizionit për mirëqenie dhe zhvillim të qëndrueshëm.
Bashkë. Përpara.
#PDK130
#BedriHamzaKryeministër1
#BekimHaxhiuKamishi109







