Bekim Haxhiu merr mbështetje të jashtëzakonshme në Llaushë, Rezallë, Likofc dhe Kryshefc

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, ka zhvilluar takime me qytetarët në Llaushë, Rezallë, Likofc dhe Kryshefc, të cilat u karakterizuan nga pjesëmarrje e madhe dhe energji pozitive.

Sipas Haxhiut, mbështetja e fuqishme e qytetarëve konfirmon besimin në programin e PDK-së dhe vizionin e Bedri Hamza për udhëheqjen e vendit si kryeministër.

Ai theksoi se ky mobilizim në terren është dëshmi e qartë e vendosmërisë për fitore në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Së bashku, të vendosur drejt fitores”, u shpreh Haxhiu, duke falënderuar qytetarët për përkrahjen dhe angazhimin e vazhdueshëm.

Bashkë. Përpara.
#PDK130
#BedriHamzaKryeministër1
#BekimHaxhiuKamishi109

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë