Altin Krasniqi: Dragashi, shembull i mbështetjes së sinqertë për PDK-në
Kandidati për deputet nga PDK, Altin Krasniqi, ka nisur ditën në Dragash, në takime me qytetarë punëtorë e profesionistë, të cilët – siç u shpreh ai, i japin vlerë çdo bashkëbisedimi.
Sipas Krasniqit, mbështetja për Partinë Demokratike të Kosovës në këtë rajon ka qenë e pranishme dhe e sinqertë, një përkrahje që nuk ka munguar dhe që do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Ai theksoi kënaqësinë që në këto takime ishte së bashku me kandidatin për deputet të këtij rajoni, Hamdi Muhameti, duke nënvizuar unitetin dhe bashkëpunimin në funksion të fitores.
#PDK130
#BedriHamza1
#HamdiMuhameti57
#AltinKrasniqi20

