Albulena Saliuku takon mësuesin e saj të parë Sokol Qerimin, shpreh mirënjohje për mësimdhënësit

Albulena Saliuku, kandidate për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, ka zhvilluar një takim emocional dhe simbolik me mësuesin e saj të parë, Sokol Qerimin, duke shprehur mirënjohje të thellë për kontributin e tij dhe të gjithë mësimdhënësve në edukimin e brezave.

Saliuku bëri të ditur se ditën e nisi me një emocion të veçantë, duke u rikthyer në kujtime dhe mësime që nuk harrohen kurrë, në një takim të thjeshtë e të ngrohtë, ashtu si dikur, i shoqëruar me çaj dhe biseda plot kujtime.

Ajo theksoi se ky takim ishte një rikthim në fillime dhe një dëshmi e rëndësisë së jashtëzakonshme që mësuesit kanë në formësimin e rrugëtimit personal dhe profesional të secilit individ.

Duke falënderuar mësuesin Sokol për çdo këshillë, mësim dhe përkrahje ndër vite, Saliuku vlerësoi edhe mikpritjen e ngrohtë në familjen e tij, duke nënvizuar se respekti për arsimin dhe mësimdhënësit mbetet një vlerë themelore për shoqërinë dhe të ardhmen e vendit.

#PDK130
#BedriHamza1
#AlbulenaSaliuku71

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë