Afaristi Migjen Bucolli mbështet kandidaturën e Altin Jakup Krasniqit për deputet
Afaristi i njohur Migjen Bucolli nga Drenasi i ka dhënë mbështetje publike kandidaturës së Altin (Jakup) Krasniqit në garën për deputet.
Krasniqi është kandidat i Partisë Demokratike te Kosovës me numrin 20 në listë dhe po garon për ta rifituar mandatin, me synimin për të vazhduar përfaqësimin dhe angazhimin e tij në Kuvendin e Kosovës.
Migjen Bucolli, i cili vjen nga një familje e madhe dhe gëzon respekt të gjerë në Drenas dhe rrethinë, është gjithashtu veteran i UÇK-së.
Mbështetja e tij për Altinin vlerësohet si një përkrahje e rëndësishme që buron nga besimi në përvojën, përkushtimin dhe vizionin e kandidatit për zhvillimin dhe fuqizimin e vendit.

