71-shi i PDK-së merr mbështetje të madhe nga mbesa e Hashim Thaçit
Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Albulena Saliuku, ka nisur ditën me një takim të veçantë me Evgjeni Thaçi, mbesën e Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-deputete.
Saliuku ka bërë të ditur se takimi u karakterizua nga energji pozitive, besim dhe fjalë inkurajuese, duke e cilësuar mbështetjen e Evgjeni Thaçit si me vlerë të veçantë në këtë rrugëtim politik.
Sipas saj, kjo përkrahje përbën motiv shtesë për të ecur përpara me përkushtim dhe vizion të qartë.
Ajo theksoi se angazhimi i saj në garën zgjedhore është i orientuar drejt forcimit të PDK-së dhe mbështetjes së kandidatit për kryeministër, Bedri Hamza, duke u bazuar në bashkëpunim, besim dhe unitet.
Bashkë. Përpara.
#PDK130
#BedriHamza1
#AlbulenaSaliuku71

