Xhevahir Geci takon bashkëvendasit në Llaushë: Mbështetje e fuqishme për rrugën përpara
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Xhevahir Geci, ka qëndruar sot në Llaushë, në vendlindjen e tij, ku u prit me mbështetje të madhe nga bashkëvendasit.
Në një atmosferë miqësore dhe plot energji, Geci theksoi gatishmërinë e qytetarëve për të ecur përpara së bashku, duke vlerësuar Llaushën si një fshat që gjithmonë ka qenë në anën e drejtë të historisë.
Takimi u karakterizua nga përkrahja e fuqishme dhe besimi në vizionin e Partia Demokratike e Kosovës për zhvillim, stabilitet dhe përfaqësim të denjë në Kuvend.
Bashkë. Përpara.
#PDK130
#XhevahirGeci35












