Xhevahir Geci përlotet kur flet për komandantin legjendar Adem Jashari (VIDEO)

Xhevahir Geci, kandidat për deputet nga PDK, është përlotur teksa ka folur për rënien e Adem Jashari, duke rrëfyer me emocione bisedat e fundit që kishte pasur me të para luftës.

Në intervistën e dhënë në emisionin Demos, Geci kujtoi momentet vendimtare të asaj kohe, duke theksuar fjalët që, sipas tij, mbetën amanet: “Daj, përhajr na koftë lufta.”

Ai tha se figura e Adem Jasharit mbetet shtyllë e lirisë dhe frymëzim i përhershëm për brezat, ndërsa sakrifica e tij dhe e familjes Jashari përbën themelin mbi të cilin u ndërtua liria e Kosovës.

Shpërndaje këtë lajm në:

Më shumë